×
  • Lajme
  • Lajme

    Chollet takon Gjuriqin: Folëm për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit

    Reporteri
    31 Mars 2023 | 23:10
    Këshilltari i Lartë i DASh, Derek Chollet

    Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka takuar ambasadorin serb në ShBA, Marko Gjuriq.

    Në takimin Chollet-Gjuriq është folur ndër të tjera edhe për Marrëveshjen e Ohrit që u arrit më 18 mars mes Kosovës dhe Serbisë.

    “E jashtëzakonshme të takohem me ambasadorin serb Marko Gjuriq, dhe të diskutojmë për rëndësinë e zbatimit të obligimeve të marrëveshjes së Ohrit për të avancuar ambiciet e Serbisë për në BE”, tha Chollet, transmeton Reporteri.net.

    Tutje, Chollet falenderoi ambasadorin serb për mbështetjen e Serbisë ndaj Ukrainës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!