×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasje në tentativë në Mitrovicë, goditet me sëpatë një burrë

    Reporteri
    01 Prill 2023 | 9:03
    Foto ilustruese.

    Një i dyshuar kosovar ka goditur me sëpatë një burrë, të premten në Koshtovë të Mitrovicës.

    Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”, gjersa bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor. Ndërkaq, të arrestuarit i janë konfiskuar edhe armë.

    “VRASJE NË TENTATIVË/ Fsh. Koshtovë, Mitrovicë 31.03.2023 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte goditur me një sëpatë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një sëpatë dhe një moto-sharrë”, thuhet në raport.

    Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari i arrestuar është dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!