Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, po gjendet për momentin në Kuvendin e Kosovës ku po zhvillon një takim me kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Ky takim erdhi menjëherë pasi ky i fundit thirri mbledhjen e Kryesisë për të caktuar ditën kur do të shpërbëhet Kuvendi, shkruan Reporteri.net.
Deri tani nuk dihet nëse vizita ka qëllim tjetër, mirëpo Kosnett është duke qëndruar për gati një orë në zyrën e Veselit.
Sidoqoftë, mbledhja e kryesisë do të mbahet të hënën dhe pritet të caktohet menjëherë seanca për shpërbërje të Kuvendit.
Ndryshe, vlen të theksohet se thirrja e seancës për ta shpërbërë Kuvendin nuk u bë më herët, ani pse dorëheqja e kryeministri ka gati 2 javë. Besohet se kjo ka ndodhur pasi ka pasur një dakordancë nga partitë që të pritet 3 gushti, datë që shënonte 2 vjet nga konstituimi./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.