×
  • Lajme
  • Botë

    The Sun: Von der Leyen, në garë për t’u bërë sekretare e NATO-s

    Reporteri
    01 Prill 2023 | 14:07

    Gazeta britanike “The Sun” e thirrur në burime diplomatike raporton se Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen do të garojë për të qenë shefe e re e NATO-s.

    Ajo do t’i futet garës për ta marrë pozitën e Sekretares së NATO-s në tetor, edhe përkundër se misioni i saj si shefe e Komisionit të BE-së përfundon vitin e ardhshëm.

    Sipas “The Sun” ish-ministrja gjermane e Mbrojtjes, megjithatë, do të përballet me një betejë të vështirë për të fituar pozitën.

    Gazeta britanike raporton se ka të ngjarë që Britania e Madhe të mos e përkrah kandidaturën e Von Der Lyen, si pasojë e punës së saj jo të mirë në krye të Forcave të Armatosura të Gjermanisë.

    Derisa theksojnë se Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace është në garë për të qenë Sekretari i parë i Përgjithshëm i NATO-s nga Britania pas 20 vjetësh.

    Në media kujtojmë që është përmendur edhe emri i Edi Ramës si kandidat i mundshëm për Sekretar të NATO-s, megjithatë nuk ka pasur asgjë konkrete deri tani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!