×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli i përgjigjet Thaçit: S’ka mandatar, të hënën mblidhet Kryesia për shpërndarjen e Parlamentit

    Reporteri
    02 Gusht 2019 | 16:59

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ka kthyer përgjigje Presidentit të Republikës, Hashim Thaçit, në letrën që ky i dyti i dërgoi sot për t’i kërkuar nëse ka propozim tjetër për mandatar të Qeverisë.


    Veseli ka publikuar një deklaratë në Facebook, përmes së cilës njofton se nuk do të ketë mandatar të ri.

    Ai, po ashtu, njofton se në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit e ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për të hënën e në të cilën do të diskutohet për shpërndarjen e Kuvendit.

    “Kam thënë dhe e përsëris: zgjedhjet janë te pashmangshme dhe janë në interes të Republikës së Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës, si gjithmonë, edhe tash, e në të ardhmen, i beson fuqishëm legjitimitetit qytetar”, ka deklaruar Veseli.

    Ai ka shtuar se qytetarët e Kosovës meritojnë një qeverisje të re, që punon për zhvillim të hovshëm ekonomik, që e lufton korrupsionin pa kompromis, që u ofron perspektivë të rinjve në Kosovë, që garanton mundësi të barabarta për të gjithë dhe që sjell më shumë të reja e të rinj, ndërmarrës e intelektualë, në lidershipin institucional, për ndryshimet e mëdha që janë të domosdoshme.

    Ndryshe, Kosova është futur në një ngërç politik që prej dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!