Rilind Berisha, zyrtar në Ministrinë e Drejtësisë është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale, e specializuar për krimet e luftës në Kosovë.
Berisha e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në profilin e tij në Facebok, duke e quajtur ftesën e Gjykatës Speciale si më të befasishmen në jetën e tij. Berisha ishte 8 vjeç në kohën e luftës së fundit.
“Me datë 18.07.2019 kam marrë ftesën ma të befasishme në jetën time. Më 5 gusht duhet të paraqitem para Gjykatës Speciale në Hagë”, ka shkruar Berisha.
Ai tutje ka shkruar se nuk e di arsyen për të cilën do të intervistohet nga Gjykata Speciale.
“Nuk e di arsyen për të cilën do të intervistohem, nëse veç mund ta përdorim termin arsye për këtë gjykatë krejtësisht të paarsyeshme”, ka shkruar Berisha.
Muajve të fundit në Hagë janë ftuar shumë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe jo vetëm. Kjo duke përfshirë, kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.