Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës që në kohën sa ishte gjallë presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova, ishte ministër i Kulturës ka vjet që ka mbetur jashtë proceseve të rëndësishme të kësaj partie.
Astrit Haraqija nuk do të jetë pjesë as e zgjedhjeve që pritet të mbahen nesër, e ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i partisë.
Duke folur për këtë çështje, në një prononcim për Gazetën Express, Haraqija thotë se nuk e ka idenë se kush mund të jetë kryetar i ri i LDK’së, duke potencuar se s’ka qenë i përfshirë fare në proces. Megjithatë ai insiston se Thaçi vendos se kush e merr timonin e LDK’së.
“Krejt dihen, s’ka sen që s’dihet. Duhet me e vet Hashim Thaçin për kënd ka vendosur. Nashta duhet me e vet Hashim Thaçin se kush duhet me u bo kryetar i LDK’së. Mue s’më kanë lanë me marrë pjesë as në zgjedhje, as kërkun hiq, sjam hiq, ama bash lidhje skam. Po sipas të gjitha gjasave, Hashim Thaçi, ka me vendos kush ka me u bo kryetar i LDK’së”, tha Haraqija.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.