Prokurori i Gjykatës Speciale ka përmendur tri fshatra, ku pretendohet se janë mbajtur njerëz e më pas disa prej tyre janë vrarë. Bëhet fjalë për Llapushnikun, Zllashin dhe Kleçkën.
Në Llapushnik, prokurori thotë se mes fundit të prillit 1998 dhe 25 ose 26 korrikut të vitit 1998, 30 persona janë mbajtur të ndaluar. Të akuzuarit akuzohen për vrasjen e 10 viktimave që janë mbajtur atje.
“Mes fundit të prillit 1998 dhe 25 ose 26 korrikut 1998 të paktën 30 persona u mbajtën të ndaluar në Llapushnik pa proces të rregullt ligjor. Asokohe, shtabi i UÇK-së në Llapushnik ndodhej në një kopleks të rrethuar, ku ishte një ahur, një shtëpi e vogël, një shtëpi më e madhe, një garazhë dhe një pus i rrumbullakët. Të burgosurit në Llapushnik mbaheshin në dy dhoma të ndara brenda të njëjtit kompleks, njëri tha në ahur dhe tjetri tha që ishte një depo. Të akuzuarit poashtu akuzohen për vrasjen e 10 viktimave që janë mbajtur në Llapushnik. Do të dëgjoni se në korrik 1998, anëtarët e UÇK-së shoqëruan rreth 30 të burgosur që mbaheshin të ndaluar atje drejt malit të Berishës. Një grup prej 20 personash u kursyen, pra u liruan. Por nga këta, dy viktima që u arratisën u ekzekutuan me pushkë. Testimet e ADN-së dhe provat tjera përcaktuan se trupat e zhvarrosur më 2000 dhe 2002 nga një vend në malet e Berishës, ishin ata, pra mbetjet e disa prej këtyre viktimave. Shkaku i vdekjes për shumë nga këto viktima ishte plagë me armë zjarri.”
Një vend tjetër që u përmend është Zllashi. Atje të akuzuarit akuzohet për vrasjen e një prej 8 të ndaluarve.
“Vendi tjetër që do të përmend është Zllashi dhe sipas aktakuzës në shtator 1998 dhe mes 1 dhe 11 prillit 1999 anëtarët e UÇK-së mbajtën atje 8 persona… Të akuzuarit akuzohen për vrasjen e paligjshme dhe zhdukjen me forcë të një prej të ndaluarve. Do të dëgjoni se në prill të 1999 anëtarë të armatosur të UÇK-së e morën një shqiptar të Kosovës nga fshati i tij në Zllash, e rrahën gjatë rrugës dhe kur mbërritën atje e rrahën disa ushtarë të UÇK-së. Gjatë 18 ditëve që u mbajt i ndaluar, u kanos, ishte objekt i një ekzekutimi të simuluar, u akuzua si kolaboracionist u rrah, përfshirë me shkop bejsbolli duke i shkaktuar lëndime të rënda.”
Ndërsa në Kleçkë, prokurori thotë se u mbajtën të ndaluar 20 persona dhe vrasjen e 11 prej tyre.
“Në Kleçkë mes nëntor 1998 dhe qershorit 1999 anëtarët e UÇK-së u mbajtën të ndaluar të paktën 20 persona. Krahas akuzave për ndalim dhe keqtrajtim, të akuzuarit akuzohen edhe për vrasjen e paligjshme të 11 prej tyre… Do të dëgjoni se në shkurt 1999 dy viktima u sollën në Kleçkë ku u mbajtën të dnaluar në prill 1999 në burgun e Kelçkës dhe në shtëpi të djegura. Kufomat e tyre u nxorën nga një varr në afërsi të burgut të Kleçkës, shkaku i vdekjes ishte plagë plumbi në kokë dhe në trup.”