×
  • Lajme
  • Lajme

    Përparim Rama: Ekipet janë mobilizuar për të pastruar rrugët nga bora në Prishtinë

    Reporteri
    04 Prill 2023 | 8:01

    Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka thënë se ekipet e mirëmbajtjes janë mobilizuar në terren për pastrimin e rrugëve nga dëbora.

    Rama, mes tjerash, ka ndarë pamje edhe nga pastrimi i një rruge në Prishtinë.

    Kryetari Rama ka ndarë pamje nga Rruga B, e cila shihet se është pastruar nga bora.

    I njëjti u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes në komunikacion.

    Thirrje për kujdes ka bërë edhe Policia e Kosovës.

    Ndërkaq, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore.

    IHK njofton se temperaturat do të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.

    Gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra mesatare deri të forta kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!