×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas avokatëve, edhe Thaçi do të deklarohet sot në Speciale

    Reporteri
    04 Prill 2023 | 11:34

    Pas përfundimit të fjalëve hyrëse të dy mbrojtësve të tij, Gregory Kehoe dhe Luka Misetiq, edhe ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do t’i drejtohet me fjalim Gjykatës Speciale të Hagës.

    Fjala e tij pritet të mbahet pas asaj të avokatëve, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në seancën e sotme e cila po vazhdon, mbrojtja ka mohuar të gjitha pretendimet e Prokurorisë Speciale për krime lufte.

    Avokati mbrojtës ka argumentuar se Thaçi nuk kishte asnjë motiv për të marrë pjesë në krime.

    Ai tha se Thaçi kundërshton të gjitha pretendimet se janë kryer krime nga UÇK-ja.

    “Nuk folën as për kontekstin e luftës, një luftë që filloi në mënyrë mizore në verën e vitit 1998 dhe vazhdoi deri në shtatorin e vitit 1998. Çfarë i bëri kjo luftës kjo ofensivë strukturës komanduese të UÇK. ZPS-ja dëshiron të besoni se kishte një strukturë komanduese me kontroll efektiv. Kjo është shumë larg së vërtetës. Faktet e asaj që ndodhi në terren duhet t’i vendosim në kontekst. Thaçi një i ri, aktivist student që u kthye në Kosovë menjëherë pas vrasjeve të anëtarëve të familjes Jashari që është dhe pikënisja e kësaj periudhe që mbulohet nga kjo aktakuzë. Motivi është shumë i rëndësishëm. Hashim Thaçi nuk kishte asnjë motiv të merrte pjesë në krime. Si një prej udhëheqësve politikë të UÇK-së, Hashim Thaçi e dinte se suksesi i luftës çlirimtare varet nga mbështetja e vendeve perëndimore, sidomos nga SHBA”, ka thënë ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!