×
  • Lajme
  • Lajme

    “UÇK-ja s’kishte komandë, as kontrollë”, mbrojtja publikon dokumentin DASH-it

    Reporteri
    04 Prill 2023 | 11:27

    Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, ka publikuar një dokument të Departamentit amerikan të Shtetit i majit 1999.

    Ai tha se DASH-i kishte shkruar letër ku thuhej se Kosova “s’kishte strukturë politike dhe do të duhen shumë muaj për të ruajtur ndihmën ushtarake që do të ofrohet nga SHBA-ja”.

    Në këtë dokument thuhet se UCK-ja nuk ka as komandë, as kontroll mbi Kosovën.

    “Për më tepër, meqenëse nuk ka strukturë politike në Kosovë apo komandë dhe kontroll efektiv të UÇK-së-së, do të duheshin shumë muaj, nëse jo vite, për t’i organizuar ato për të përdorur dhe mbajtur çdo ndihmë ushtarake që do të ofronin Shtetet e Bashkuara”.

    Paraprakisht, Keohe, avokat i Hashim Thaçit, ka mohuar të gjitha pretendimet e Prokurorisë Speciale në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Avokati mbrojtës ka argumentuar se Thaçi nuk kishte asnjë motiv për të marrë pjesë në krime.

    Ai tha se Thaçi kundërshton të gjitha pretendimet se janë kryer krime nga UÇK-ja.

    “Nuk folën as për kontekstin e luftës, një luftë që filloi në mënyrë mizore në verën e vitit 1998 dhe vazhdoi deri në shtatorin e vitit 1998. Çfarë i bëri kjo luftës kjo ofensivë strukturës komanduese të UÇK. ZPS-ja dëshiron të besoni se kishte një strukturë komanduese me kontroll efektiv. Kjo është shumë larg së vërtetës. Faktet e asaj që ndodhi në terren duhet t’i vendosim në kontekst. Thaçi një i ri, aktivist student që u kthye në Kosovë menjëherë pas vrasjeve të anëtarëve të familjes Jashari që është dhe pikënisja e kësaj periudhe që mbulohet nga kjo aktakuzë. Motivi është shumë i rëndësishëm. Hashim Thaçi nuk kishte asnjë motiv të merrte pjesë në krime. Si një prej udhëheqësve politikë të UÇK-së, Hashim Thaçi e dinte se suksesi i luftës çlirimtare varet nga mbështetja e vendeve perëndimore, sidomos nga SHBA”, ka thënë ai. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!