Ish-presidenti Hashim Thaçi në seancë gjyqësore që po mbahet në Hagë, ka thënë se sot po nisin një rrugëtim drejt së vërtetës dhe drejtësisë, e që siç i theksoi ajo këto janë parime të çmuara të tij, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Thaçi tha se ndjen keqardhje për viktimat e luftës, dhe se sipas tij një padrejtësi nuk rregullohet nga një padrejtësi tjetër.
Ish-presidenti i Kosovës tha në gjykatë se është i gatshëm të përballet edhe me këtë sfidë dhe pret të ketë sukses për familjen e vendin e tij.
“Sot jemi duke nisur një rrugëtim së bashku drejt së vertetës dhe drejtesisë, e vërteta dhe drejtësia janë parime të çmuara për mua, gurthemel i të gjitha demokracive dhe paqes. Më lejoni të shfrytëzoj këtë moment, ndjej keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat e kësaj lufte të tmerrshme pavarësisht nga perkatësia fetare, etnike apo politike. Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër. Jam i pafajshem per te gjitha keto akuza. Jam gati të përballem me këtë sfidë të re dhe të kem suksese për familjen dhe popullin e vendin tim. Rruga jonë drejt lirisë ishte e gjatë dhe e vështire. Isha student ne Zvicër, i strehuar politik kur u masakrua familja Jashari ne 1998, e si shumë shqiptar nga diaspora edhe unë u ktheva për të ndihmuar vendin tim”, tha Hashim Thaçi, shkruan Reporteri.net.
“Kushdo qe do ishte ishte në vendin tonë do të kishte bërë të njëjtën gjë. UÇK përbëhej nga njerëz të thjesht, vullnetarë që përpiqen të mbronin shtëpitë , familjen dhe vendbanimet. Mijëra familje humben të dashurit e tyre në qindra masakra nga forcat serbe. Kundershtaret ishin ushtria dhe paramilitarët serbë”
“Si rezistenca paqësore dhe armatosur kishin synim lirin shtetësine dhe rendin demokratik të Kosovës. Pa atë rezistencë Kosova nuk do te ekzistonte. Qytetaret e Kosovës nuk donin luftë, ata ishin të përcaktuar dhe kishin vullnetin për paqe. Lufta Kosovës ju imponua. Bënë atë që do bënte çdo popull për të mbrojtur vendin e tyre. Ne kosova ishim në anën e drejtë të historisë”.
“Sot jam i lumtur që populli i Kosovës jeton një Kosove të lirë, të pavarur me të drejta të barabarta për qytetarët e saj. Kosova është rrëfim suksesi”./Reporteri.net/