×
  • Lajme
  • Lajme

    Fevziu për katër ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Janë shtetas të Shqipërisë, Tirana të bëjë më shumë

    Reporteri
    04 Prill 2023 | 13:26

    Gazetari në Shqipëri, Blendi Fevziu, është shprehur se shteti shqiptar nuk mund të jetë kaq i ftohtë dhe kaq distant në lidhje me gjykimin për ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së luftës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, kanë dalë më 3 prill para Gjykatës Speciale në Hagë, për t’u gjykuar për akuzat që i lidhin me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Fevziu theksoi se të katër ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë janë shtetas me pasaportë shqiptare dhe ndaj Tirana zyrtare duhet të bëjë më shumë.

    “Shteti shqiptar duhet të jetë më i kujdesshëm sepse në Hagë nuk janë vetëm 4 drejtues të UÇK-së, por janë edhe 4 shtetas shqiptarë. Të 4 ata në mos gaboj unë, të 4 ata kanë pasaporta shqiptare dhe janë shtetas të Republikës së Shqipërisë, siç janë shtetas të Republikës së Kosovës”.

    “Patjetër që mund të bëjë më shumë Tirana zyrtare. Vendi ku akuzohet se ka krime lufte, është Kukësi, pra është në territorin e Shqipërisë. Sot ata figurojnë si shtetas shqiptarë. Ndër dëshmitarët, ka dëshmitarë shqiptarë, jo dëshmitarë të Kosovës, por dëshmitarë shqiptarë. Shqipëria nuk mund të jetë kaq e ftohtë dhe ka distance” tha Fevziu.
    I pyetur se a beson në pafajësinë e ish-liderëve të UÇK-së, Fevziu tha se “unë jam i bindur që ka pafajësi dhe çfarë vlerë ka pafajësia kur ti njollosesh?”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!