×
  • Lajme
  • Lajme

    Hovenier për anëtarësimin e Finlandës në NATO: Jemi partnerë të ngushtë në Kosovë

    Reporteri
    04 Prill 2023 | 17:10
    Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeff Hovenier

    Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeff Hovenier ka reaguar pas anëtarësimit të Finlandës në NATO.

    Hovenier ka përmendur partneritetin e ngushtë SHBA-Finlandë në Kosovë.

    “I urojmë mirëseardhje aleatit tonë më të ri, Finlandës. Shtetet e Bashkuara dhe Finlanda kanë qenë prej kohësh partnerë të ngushtë në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it” ka shkruar Hovenier, përcjell Reporteri.net.

    Tutje Hovenier ka thënë që “Mezi presim të thellojmë partneritetin tonë”

    Finlanda sot është bërë anëtarja e 31-të e NATO-s pasi Turqia është e fundit që pranoi kërkesën e saj për anëtarësim muajin e kaluar.

    Finlanda dhe Norvegjia aplikuan për anëtarësim pas fillimit të agresionit në Ukrainë nga Vladimir Putin.

    Para Finlandës pjesë e NATO-s ishte bërë Maqedonia në vitin 2020./Reporteri.net./

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!