Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet gjatës ditës së sotme ka takuar Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shkruan Reporteri.net.
Përmes një postimi në Twitter, Chollet ka bërë të ditur se në këtë takim është biseduar për dialogun e udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe përkushtimin për të mbështetur Ballkanin Perëndimeor drejt intergrimit në BE.
“I gëzuar që bisedova me Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajçak për mbështetjen tonë të fortë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përkushtimin e përbashkët për të mbështetur rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”, ka shkruar Chollet në Twitter.
Enjoyed speaking with EU Special Representative @MiroslavLajcak about our strong support for the EU-led dialogue between Kosovo and Serbia and shared commitment to supporting the Western Balkans’ path toward EU integration. pic.twitter.com/JXUTbXUILp
— Derek Chollet (@CounselorDOS) April 4, 2023
Nga fotografia që ka publikuar këshilltari amerikan Chollet, shihet se ai po qëndron në Bruksel.
E sot gjatë ditës, atje janë takuar edhe Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq me Miroslav Lajçak për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjes për normalizim marrëdhëniesh mes dy vendeve./Reporteri.net/