Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka kritikuar dy vjetorin e presidencës së Vjosa Osmanit.
Deliu përmes Facebook-ut ka thënë se presidentja Osmani në këto dy vite presidencë është bërë notere e kyreministrit dhe se është servilizuar ndaj tij teksa e kritikoi për mosushtrimin të kompetencave të saj kushtetuese.
“Një Presidente e cila e ka reduktuar rolin e saj në notere të Kryeministrit nuk mund të flas për vullnet qytetar dhe për mbrojte të interesit të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Dy vite të Vjosa Osmanit në Presidencë simbolizohen me servilitet ndaj Albin Kurtit dhe asnjë rezultat të vetëm konkret në kompetencat e saj kushtetuese”, shkruan Deliu, përcjell Reporteri.net.
Tutje Deliu përmendi edhe njohjet e reja dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
“Asnjë njohje, asnjë anëtarësim i Kosovës në organizata ndërkombëtare, asnjë angazhim konsistent.”
Ndërsa kritië pati edhe për mospërgjigjen e Osmanit teksa në Hagë po gjykohen ish-krerët e UÇK-së.
“Mbetet e njohur për sulmet ndaj oponentëve politik të cilët sot nuk kanë mundesi të kundërpërgjigjen, sepse padrejtesisht gjykohen për luftën e UÇK-së.”
Sot bëhen dy vite që prej kur Vjosa Osmani është presidente e Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.