Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot takim me Komitetin Olimpik të Kosovës.
Pas takimit të mbajtur nga kryeministri me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, dhe Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi u njoftua se Kosova zyrtarisht është shteti kandidat për organizimin e Lojërave Mesdhetare, “Prishtina 2030”.
“Organizimi i Lojërave Mesdhetare 2030 në Kosovë, do të shënojë moment historik të zhvillimit të sportit vendor, dhe jo vetëm, konsideruar se Lojërat Mesdhetare të vetmet të organizuara në rajonin e Ballkanit, janë ato në vitin 1979 në Split të Kroacisë.”, shkroi Kurti, përcjell Reporteri.net.
Tutje Kurti tha se sportet që kërkojnë qasje në det do të organizohen në Shqipëri.
“Përkundër që Kosova e rrethuar me dhe, dhe me male, për të gjitha sportet të cilat kërkojnë qasje në det, jemi pajtuar me Shqipërinë se do të organizohen në bregdetin shqiptar”, tha kryeministri.
Ky është edicioni i 21-të i Lojërave Mesdhetare 2030 është një organizim i cili sipas Kurtit do të shtrihet në tërë Kosovën me theks të veçantë në 7 komunat më të mëdha në vend.
Këto Lojëra do të bëjnë bashkë 26 shtete të tri kontinenteve./Reporteri.net/
Postimi i plotë: