×
  • Lajme
  • Lajme

    U takua me Bislimin, Petkoviq: Për herë të parë bëmë hapa konkret drejt Asociacionit

    Reporteri
    04 Prill 2023 | 19:57
    Petar Petkoviq

    Gjatë takimit në nivel kryenegociatorësh Bislimi-Petkoviq në Bruksel, është diskutuar edhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Lajmin e bëri të ditur Petkoviq, i cili tha se është e rëndësishme të flitet për Asociacionin, që sipas tij, siguron paqe dhe normalizim të raporteve, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Është e rëndësishme që ne të bisedojmë sepse kjo është një mënyrë për ta ruajtur paqen dhe serbët në Kosovë si dhe për normalizimin e raporteve. Diskutuam se si ta zbatojmë  Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, sepse ai ishte obligimi i parë për të cilin u pajtuam në Ohër dhe sot për herë të parë si pjesë e diskutimeve trilaterale”, ka thënë Petkoviq, pas takimit.

    Ai tha se me Bislimin diskutoi për hapa konkretë drejt formimit të ASK-së.

    “Diskutuam për hapat më konkretë drejt formimit të ASK-së dhe se çfarë duhet të bëj ekipi menaxhues, në pajtim me marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015”, ka shtuar ai.

    I njëjti deklaroi se deklarta për të zhdukurit në lufta është vendosur dhe do të miratohet në një takim të nivelit të lartë.

    “Bëmë kujdes të veçantë me kushtet dhe nuk e pranuam termin e përmendur si Koventa e të Zhdukurve me Dhunë, për të mos dëmtuar interesat e Serbisë”, ka theksuar ai. /Reporteri.net/.

    Petkoviq, pas takimit në Bruksel: Jemi pajtuar për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!