Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të dalë në gjykatë në Nju Jork të martën, një moment që do të shënojë presidentin e parë që do të akuzohet për një krim.
Lidhur me këtë është pyetur edhe presidenti aktual, Joe Biden, për të cilin është përgjigjur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.
“Shikoni, presidenti do të përqendrohet te populli amerikan siç bën çdo ditë. Kjo nuk është diçka që është në fokus për të. Ai do të fokusohet në gjëra të tilla si sigurimi që ne të vazhdojmë të ulim çmimet për popullin amerikan”, u tha gazetarëve në një konferencë më herët sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.