×
  • Lajme
  • Botë

    Caktohet data për seancën e radhës në rastin e Trump, deri atëherë ish-presidenti do mbrohet në liri

    Reporteri
    04 Prill 2023 | 23:08
    Ish-presidenti Donald Trump, brenda Gjykatës së Manhattan, në Nju Jork. Foto: AP

    Ish-presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, u gjend sot para gjykatës së Manhattan lidhur me 34 akuza që rëndojnë mbi të.

    I njëjti deklaroi të martën se nuk ndjehet fajtor për këto akuza për të cilat dyshohet, ndër to edhe për keqmenaxhim mjetesh biznesore, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    4 dhjetori është data kur Trump do të sillet sërish para drejtësisë, në Nju Jork.

    Donald Trump deklarohet i pafajshëm

    Duke folur jashtë gjykatës pas akuzës, avokati i Donald Trump, Todd Blanche tha se klienti i tij është i frustruar dhe i mërzitur, raporton CNN.

    Ish-presidenti Donald Trump është i pari i llojit të tij që përballet me akuza penale.

    Deri në gjykimin e radhës, Trump do të mbrohet në liri. /Reporteri.net/.

    Shtëpia e Bardhë reagon për arrestimin e Donald Trump

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!