Juventusi dhe Interi luajtën baras sonte në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Italisë.
Derbi i madh italian, që u zhvillua në “Allianz Stadium”, përfundoi me rezultatin 1:1.
Juan Cuadrado (83’) shënoi për epërsinë e “Zonjës së Vjetër”, që u duk se po merrte fitoren e parë.
Por, mysafirët fituan një penallti në fundin e ndeshjes, të cilën në gol e shndërroi Romelu Lukaku (90+4’).
Pas këtij goli u tensionua situata. Sulmuesi belg e festoi golin në mënyrën e tij të zakonshme, por kësaj radhe duke iu drejtuar tifozëve vendasë.
Kjo u pa si provokim edhe nga futbollistët e Juventusit, të cilët kërkonin “t’i qëronin hesapet” me Lukakun. Cuadrado dukej njëri prej më të nervozuarve.
Gjyqtari i ndeshjes i ndëshkoi me të karton të kuq të dy autorët e golave, të cilët do t’i mungojnë skuadrave të tyre në ndeshjen e kthimit.
Por, kjo nuk mbaroi me kaq.
Pasi fishkëlleu për fundin e ndeshjes, gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq edhe Samir Handanovicin, që gjithashtu shkaktoi pati një përplasje me Cuadradon.
Edhe slloveni do të mungojë gjithashtu në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, që do të zhvillohet më 26 prill, në “Guiseppe Meazza”. /Express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.