Gazetari shumëvjeçar i sportit kosovar, Musa Begu është ndarë nga jeta.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit në rrjetet sociale.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e fshatit Shipol të Mitrovicës nga ora 13:00.
Për vdekjen e Begut ka reaguar edhe Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës.
SHGSK-ja me anë të një telegrami ngushëllimi ka vlerësuar lartë Begun, ndërsa ka shprehur ngushëllime për familjen e tij.
Musa Begu, ka punuar shumë gjatë në gazeta të ndryshme sportive, si Rilindja, Bota sot, Arena Sportive, Kosova Sport, Tribuna sportive.
“Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, me pikëllim të thellë mori lajmin e hidhur, për ndarjen nga jeta të gazetarit shumëvjeçar të sportit, Musa Begu. Mitrovica dhe mbarë Kosova do ta kujtojë gjithmonë me respekt jetën dhe veprën e këtij kolosi dhënë gazetarisë sportive. Musa Begu ka qenë edhe anëtar nderi i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës si dhe është nderuar me çmimin për “Vepër Jetësore” nga SHGSK-ja” – thuhet në reagimin e SHGSK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.