×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe pas katër ditësh, Kurti zgjedh të mos e thotë asnjë fjalë për gjykimin e ish-krerëve në Hagë

    Reporteri
    06 Prill 2023 | 10:54

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sërish ka zgjedhur të mos thotë as edhe një fjalë lidhur me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Edhe gjatë ditës së sotme, pas prezantimit të strategjisë së Kosovës për Qeverisje Elektronike 2023-2027, Kryeministri Kurti ka zgjedhur të mos deklarohet lidhur me këtë çështje.

    Arsyetimi i kreut të Qeverisë ka qenë se i duhet të shkoj seancën e Kuvendit të Kosovës.

    “Më falni, por më duhet me shku direkt në seancë”, tha Kurti para gazetarëve.

    Por, ndryshe nga Kurti, presidentja e vendit ka thyer heshtjen në raport me gjykimin e ish-krerëve në Hagë.

    Osmani ka thënë se UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare për t’i shpëtuar e mbrojtur njerëzit, dhe beson se Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli do të triumfojnë në fund të këtij procesi.

    “Jam e sigurt se drejtësia do të triumfojë. Dhe se në fund të këtij procesi do të konfirmohet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës- UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare për mbrojtjen e njerëzve të pambrojtur. Ata mbrojtën vendin dhe popullin e tyre kundër regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit”, ka thënë Presidentja Osmani në një intervistë për gazetën austriake “Die Presse”.

    Të hënën e 3 prillit ka nisur gjykimi i ish-krerëve në Hagë, ku për tre ditë rrjesht Prokuroria dhe Mbrojtja kanë thënë fjalët e tyre hyrëse, ndërsa me 11 prill nis dëgjimi i dëshmitarëve./Reporteri.net/

    Fjalimet e Thaçit dhe Selimit, mbrojtja e Veselit e lotët e Krasniqit – krejt çka u tha e pa sot në Hagë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!