×
  • Lajme
  • Lajme

    “Tentoi ta shkatërrojë familjen tonë”, vajza e Gani Gecit me fjalë të rënda për Thaçin në Kuvend, ndërhyn Konjufca

    Reporteri
    06 Prill 2023 | 11:35

    Deputetja Marigona Geci, vaza e Gani Gecit në Kuvendin e Kosovës ka folur për komunikatën 59, teksa ka thënë se dëshiron të falënderojë Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin për zbardhjen e kësaj komunikate.

    Geci ka lexuar në Kuvend,  siç ka thënë ajo një deklaratë të Rexhep Selimit dhënë Prokurorinë Speciale dhe e cila është publikuar në uebfaqen e tyre në gjuhë angleze.

    Geci thotë se sipas deklaratës se Selimit, përmes një thirrje telefonike satelitore, Thaçi kishte lexuar tekstin e komunikatës numër 59 Rexhep Selimit.

    Ajo ka përdorur fjalë të rënda duke thënë se Thaçi ka tentuar të “shkatërrojë” familjen Geci, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Thaçi paska tentuar ta shkatërrojë familjen time dhe babain tim. Edhe në vitin 1945 Bosnja e ka djegë dhe kanë tentuar ta shkatërrojnë familjen time, por ka shpltuar babagjyshi im Ademi, 6 vjeç ishte në atë kohë, ndërsa tani përveç gjashtë xhaxhallarëve të mi dhe babait tim jemi edhe 120 anëtarë të tjerë. Mbajeni në mend se familjen time e babain tim s’ka mundur ta shkatërrojnë UDBA e Millosheviqi e jo po e shkatërron Hashim Haxhi polari prej Buroje”, tha Marigona Geci në Kuvendin e Kosovës.

    Pas kësaj ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

    “Kujdes fjalorin parlamentar të nderuar deputetë, kur t’iu referoheni figurave publike”, ka thënë Konjufca, pas fjalës së deputetes së LDK-së.

    Fjalimi i saj i plotë:

    Në emër timin dhe familjes Geci dua të falënderoj Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin për zbardhjen e komunikatës 59.

    Pas publikimit të aktakuzës nga Prokuroria Speciale unë e kam lexuar një pjesë të deklaratës së Rexhep Selimit dhënë në këtë prokurori dhe e cila është publikuar në uebfaqen e tyre në gjuhë angleze rreth babait tim e bashkëluftëtarit legjendar Adem Jashari. Dua ta citoj Rexhep Selimin, këtë citat e gjeni në pikën e 55 në paragrafin e fundit të publikuar edhe në gazetat e fundit.

    Sipas deklaratës se Selimit, përmes një thirrje telefonike satelitore, Thaçi kishte lexuar tekstin e komunikatës numër 59 Rexhep Selimit. Kur Selimi e kishte pyetur Thaçi pse e kishte përfshirë të pavërtetën për Gani Gecin se kishte udhëhequr masakrat serbe, Thaçi është përgjigjur në mënyrë do ta shkatërrojmë plotësisht. Sipas deklaratës së Rexhepit Selimit në gjuhën angleze, Hashim Thaçi paska tentuar ta shkatërrojë familjen time dhe babain tim. Edhe në vitin 1945 Bosnja e ka djegë dhe kanë tentuar ta shkatërrojnë familjen time, por ka shpltuar babagjyshi im Ademi, 6 vjeç ishte në atë kohë, ndërsa tani përveç gjashtë xhaxhallarëve të mi dhe babait tim jemi edhe 120 anëtarë të tjerë. Mbajeni në mend se familjen time e babain tim s’ka mundur ta shkatërrojnë UDBA e Millosheviqi e jo po e shkatërron Hashim Haxhi polari prej Buroje. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!