×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Kushdo që i cenon zgjedhjet në veri do t’i përgjigjemi me ligj

    Reporteri
    06 Prill 2023 | 12:48

    Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka thënë të enjten në Kuvendin e Kosovës se Qeveria është në shërbim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore – duke i paralajmëruar penguesit potencialë të këtyre zgjedhjeve se do të përballen me forcën e ligjit.

    ”Qeveria e Kosovës në procese zgjedhore është në shërbim të Komisionit Qendror Zgjedhor dhe ne kësisoj i përgjigjemi kërkesave të tyre. Kësisoj konform obligimeve kemi ndërmarrë veprimet e duhura në mbështetje të KQZ-së, kemi vënë në funksion mekanizmat institucionalë dhe burimet e nevojshme për përgatitjen për mbajtjen e zgjedhjeve në Veri të vendit”, ka thënë Kurti.

    Kreu ekzekutivit ka theksuar se nëpërmjet Ministrisë së Financave janë ndarë mjetet për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

    Por Kurti e ka një paralajmërim për ata tentojnë ta cenojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar.

    “E gjejë rastin të theksoj se pluralizmi politik dhe e drejta e votimit lirshëm te komuniteti serb janë të domosdoshme. Kushdo që dëshiron ta vijon ta cenojë këtë të drejtë themelore nuk ka çfarë të pres tjetër pos përgjigjen e institucioneve tona me forcën e ligjit”, ka thënë Kurti.

    Më pas, kreu i ekzekutivit tha se si institucione janë duke bërë gjithçka, duke përmendur edhe strukturat paralele serb që Kurti thotë se janë që nga koha e Millosheviqit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!