207 mijë euro është shuma e caktuar për dëmshpërblim të viktimave në çështjen gjyqësore kundër Salih Mustafa, ka vendosur Gjykata Speciale të enjten.
Sipas njoftimit të trupit gjykues, 207 mijë eurot do të ndahen për tetë viktima.
30 mijë euro do t’i marrë viktima numër “8”, 80 mijë euro viktima numër “9”, 60 mijë euro viktima “10”, nga 10 mijë euro viktimat “5”, “6” dhe “12”, 5 mijë euro viktima “11” dhe dy mijë euro viktima me numrin “13”.
Trupi gjykues ka theksuar se përgjegjësinë për pagesën e kompensimit për viktimat e mban Mustafa.
Gjykata Speciale dënoi me 26 vjet burgim, ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa nën pretendimin se ka kryer krime lufte.
Dënimi ndaj Salih Mustafës nga Gjykata Speciale është i pari lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë.
Ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë, mbrojtja e Salih Mustafës ka parashtruar apel.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.