×
  • Lajme
  • Lajme

    Supremja liron Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

    Reporteri
    06 Prill 2023 | 13:03

    Naser Pajazitaj, i akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitajt është liruar me vendim të Gjykatës Supereme.

    Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Superme,  Antigona Uka-Lutfiu.

    Lutfiu tha se vendimi është marrë sot nga Kolegji Penal i Gjykatës Supreme.

    “Ju njoftoj se Kolegji penal i Gjykatës Supreme në seancën e mbajtur me datë 06 prill 2023, e ka liruar N.P., nga akuza për vrasje. Pas përpilimit të aktgjykimit brenda afatit ligjor, i njëjti do të bëhet publik”, thuhet në përgjigjen e saj.

    Naser Pajzitaj, ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, në nëntor të 2015-ës.

    Më pas Apeli e kishte ndryshuar vendimin, duke e ulur dënimin e tij në 35 vjet.

    Sipas aktakuzës që ishte ngritur më 8 qershor 2017 nga prokurorja Valbona Disha Haxhosaj, Naser Pajazitaj akuzohej se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan e pikërisht në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë“, i pandehuri edhe pse më parë ka qenë i dënuar për vrasje, me dashje dhe me armë dhe atë revole të tipit të panjohur në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta viktimën Donjeta Pajazitaj nga po i njëjti fshat. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!