×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza: Vonesa e konstituimit të Qeverisë së re mund ta shtyjë votimin e buxhetit

    Reporteri
    03 Gusht 2019 | 8:57

    Vonesa e konstituimit të Qeverisë së re dhe Kuvendit, mund të shtyjë edhe votimin e Buxhetit të Kosovës.


    Por, ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza, në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se kanë planin se si të veprohet në një situatë të tillë.

    Megjithatë, beson që zgjedhjet do të mbahen brenda afatit ligjor, në mënyrë që të konstituohen institucionet e reja.

    “Unë dua të besoj që zgjedhjet do të ndodhin në një afat edhe ligjor dhe kushtetues optimal dhe do të kemi një konstituim të institucioneve pas zgjedhjeve dhe buxheti të aprovohet brenda vitit aktual me qëllim që viti i ardhshëm të fillojë me buxhet të ri të aprovuar këtë vit. Nëse për çfarëdo arsye nuk do të arrihet buxheti që të aprovohet në vitin aktual ka mundësi që dy muajt e parë të vitit të ardhshëm të shkohet me 1/12, ndërsa për një muaj shtesë kërkohet vendim i Kuvendit që të zgjatet shfrytëzimi i buxhetit me 1/12 dhe pastaj të ketë buxhet të ri. Besoj që do të krijohen kushtet dhe rrethanat që buxheti të aprovohet në vitin aktual”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!