×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu për lirimin e Naser Pajazitajt: E papranueshme që një person i dënuar me burgim të përjetshëm të lirohet nga akuza

    Reporteri
    06 Prill 2023 | 15:51
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është i papranueshëm vendimi i Gjykatës Supreme për lirimin e të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

    “Po i komentoj vendimet e gjykatës supreme sepse për mua është e papranueshme që një person i cili dënohet me burgim të përjetshëm, aq lehtësisht të lirohet nga akuza”, ka thënë Haxhiu, në fjalimin e mbajtur në Kuvend për punën dyvjeçare të Qeverisë.

    Duke komentuar vendimin e Supremes, Haxhiu ka thënë se reformat e nisura nga Qeveria janë të rëndësishme dhe se qytetarët kanë më së shumti nevojë.

    “Më lejoni edhe një herë të shpreh shqetësimin tim për një njoftim që sapo u bë publik nga Gjykata Supreme. Personi i dënuar nga shkalla e parë, pra me dënim të përjetshëm, Naser Pajazitaj dhe nga shkalla e dytë me 35 vite dënim, është liruar nga akuza nga Gjykata Supreme”, ka thënë ajo.

    Sot, Gjykata Supreme, e ka liruar nga akuza Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, në nëntor të 2015-ës, në Bjeshkët e Deçanit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!