Një ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Milazim Krasniqi, ka ftuar lidershipin e kësaj partie që në Kuvendin e Nëntë Zgjedhor, i cili do të mbahet këtë të shtunë, të lejojë një garë fer për të gjithë ata që shprehin interesim për ta udhëhequr partinë.
Ai ka bërë me dije se vetëm në këtë mënyrë kjo parti do të dalë më e fuqishme nga ky kuvend zgjedhor.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se kandidatët konsensualë nuk i shkojnë një partie demokratike.
“Mendoj se edhe kandidatët e tjerë janë të kualifikuar për ta drejtuar partinë, si presidenti Sejdiu, Haziri dhe Veliu. Këto janë figura të vjetra dhe figura prominente të LDK-së, të cilat janë edhe figura autentike të LDK-së. Nëse mendohet që LDK-ja të dalë edhe më e fuqishme nga ky kuvend duhet të lejohen kandidaturat e gjithë atyre që aspirojnë dhe pastaj të fitojë ai që merr vota më së shumti”, ka thënë Krasiqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.