Pas nismës së Ministrisë së Financave për bllokimin e të hyrave vetanake të Komunave të Kosovës nga vitet paraprake, ka reaguar rrjeti i Organizatave joqeveritare AVONET.
Sipas tyre kjo qasje e Ministrisë e vazhdon trendin e qeverisë për të krijuar arbitraritet.
“Kjo qasje e Ministrisë së Financave e vazhdon trendin e kësaj qeverie për të krijuar arbitraritet, ashtu siç ka tentuar të bëj me të gjithë sektorët e institucioneve publike përgjatë kësaj qeverisje dy vjeçare”, ka shkruar AVONET, përcjell Reporteri.net.
AVONET e vlerëson antikushtetuese këtë veprim duke konsideruar se bllokon qindra mijëra projekte që janë paraparë të realizohen nga ana e Komunave.
“Kjo paraqet herën e parë që Qeveria e Kosovës tenton që t’i përvetësoj në mënyrë joligjore dhe antikushtetuese këto të hyra vetanake të komunave, të cilat ekskluzivisht u takojnë atyre, me ç’rast kjo Qeveria jo vetëm që po e shkel Kushtetutën e Republikës së Kosovës por po i bllokon edhe qindra e mijëra projekte që janë paraparë të realizohen nga ana e Komunave”, deklaroi AVONET.
Ndër të tjera ata kërkuan nga Ministria të tërheqin këtë vendim i cili sipas tyre “po e shkel edhe aktin më të lartë juridik të vendit.”
Ndërkaq, Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se të hyrat vetanake rregullohen me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike./Reporteri.net/
Postimi i plotë: