×
  • Sport
  • Sport

    Mësohet kundërshtari dhe ora e duelit të radhës e BNE-së në kualifikimet për Major

    Reporteri
    06 Prill 2023 | 18:27

    Bad News Eagles e ka mësuar ekipin me të cilin do të përballet në ndeshjen e dytë në kualifikimet për Majorin e Parisit.

    Ata pas humbjes në duelin e parë, tani do të përballen me ekipin britanik, Viperio me fillim nga ora 20:45.

    Ekipi kosovar në raundin e parë u mposht nga ai rus, 1WIN me rezultat 16:9 në hartën “Mirage”.

    BNE-së i duhen tri fitore për ta arritur kualifikimin.

    Kujtojmë se në dy herat e kaluara, Bad News Eagles ishin kualifikuar në këtë turne, madje duke e arritur edhe fazën “Legends Stage”. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!