×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani bisedoi me ambasadorin Hovenier për zhvillimet e fundit në dialog

    Reporteri
    06 Prill 2023 | 18:45
    Takimi mes Presidentes Vjosa Osmani dhe Ambasadorit Jeffrey Hovenier

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

    Në takim është folur për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi, si dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare duke shfrytëzuar momentumin e dialogut, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Për më tepër, në komunikatën e Presidencës bëhet me dije se Presidentja Osmani bisedoi me ambasadorin Hovenier edhe për zhvillimet në rajon, si dhe përkushtimin për t’i përforcuar tutje raportet Kosovë-ShBA. /Reporteri.net/.

    Komunikata e plotë:

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

    Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe përkushtimin e përbashkët për bashkëpunim dhe koordinimin të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë në rëndësinë e avancimit tutje të raporteve bilaterale.

    Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe momentumin e ri për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!