Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në selinë e partisë, një delegacion të gjerë të Këshillit Atlantik në SHBA.
Këtë e bëri të ditur, Krasniqi përmes Facebook-ut, ndërsa tregoi se me delegacionin diskutuan sfidat politike, ekonomike dhe të sigurisë.
“Pas vizitës që kisha në nëntor të vitit të kaluar në selinë e Këshillit Atlantik në SHBA, sot, kisha kënaqësinë që një delegacion të gjerë t’i pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë. Përfaqësuesit e Këshillit Atlantik i njoftova me punën dhe qëndrimet e PDK-së në raport me çështjet dhe zhvillimet e rëndësishme që kanë ndodhur në Kosovë.
Sfidat politike, ekonomike dhe ato të sigurisë, nëpër të cilat po kalon vendi dhe rajoni ynë – ishin tema për të cilat bashkë i ndamë mendimet dhe qëndrimet tona”, u shpreh Krasniqi, përcjell Reporteri.net.
Ndër të tjera, i pari i PDK-së tha se “së bashku me miqtë tanë në SHBA, nëpërmjet bashkëpunimit dhe ideve të përbashkëta, ne do të angazhohemi për hartimin e strategjive të mirëfillta politike në kuadër të vizionit tonë për të ndërtuar një vend më të lirë, më të sigurt dhe më prosperues.”/Reporteri.net./
Postimi i plotë: