Salla e një hoteli në dalje të Prishtinës është mbushur me karrige ku do të vendosen delegatët e partisë, me votën e të cilëve sot zgjidhet kreu.
355 është numri i delegatëve të kësaj partie të cilët mbajën në dorë fatin e partisë, shkruan Reporteri.net.
Ndërkohë, në këtë sallë tani veçse kanë nisur të futen zyrtarë të LDK-së, pasi kanë mbetur vetëm edhe një orë deri në nisje të Kuvendit Zgjedhor.
Çka bie në sy, është shpërfaqja e zyrtarëve për siguri, të cilët kanë “blinduar” hyrjen.
Është raportuar më herët se Isa Mustafa është kandidati konsensual, mirëpo akoma nuk është konfirmuar kjo gjë nga vetë LDK-ja.
Ndryshe, gara në LDK është mjaft komplekse, pasi një kandidaturë duhet të sigurojë ½ të delegatëve, që i bie 177./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.