Deputetja Vjosa Osmani po gjendet para një presioni në kohën kur po pritet të nis Kuvendi i IX Zgjedhor i LDK-së.
Reporteri.net mëson se asaj po i kërkohet nga delegatët që të kandidojë për kryetare të partisë, ani pse në një formë ajo ishte pajtuar për kryetar konsensual.
Delegatët janë duke planifikuar që ta nominojnë Vjosa Osmanin gjatë Kuvendit, duke befasuar të gjithë që ishin pjesë e marrëveshjes.
Sidoqoftë, Osmani akoma po qëndron me delegatët që e mbështesin dhe, ndonëse foli për media, ajo nuk konfirmoi asgjë.
Osmani vetëm foli për Kuvendin Zgjedhor dhe unitet në parti, duke shtuar se “nuk do t’ua bëjë qejfin atyre që ka dëshirë t’i shoh duke u bërë copash”.
Mësohet se Vjosa Osmani ka marrë premtim të jetë nënkryetare e partisë dhe kandidate potenciale për kryeministre, nëse bëhet pjesë e marrëveshjes për kryetar konsensual./Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.