Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme, ka folur për raportet e Kosovës me pesë shtetet mosnjojëhëse.
Ajo tha se me disa prej tyre, Kosova ka marrëdhënie të mira tregtare dhe kulturore. Në këtë drejtim, Gërvalla tha se prej Greqisë pret që së shpejti të lëvizë nga qëndrimi i saj.
“Pres që Greqia së shpejti mund të lëvizë drejt njohjes, sepse nuk shoh dileme nëse Kosova dhe Greqia janë shtete partnere. Por, natyrisht që ne nuk mund t’i imponojmë vullnetin tonë as një shteti të pavarur dhe sovran. E jona është që të punojmë në atë drejtim dhe e tyrja është që të zgjedhin momentin”.
Ministrja e Jashtme po ashtu u shpreh se është bërë përparim në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës pa dorëzimit të aplikimit në maj të vitit të kaluar.
Ajo tha se shpreson që ky proces të jetë çështje muajsh, jo vitesh.
“Një pjesë e madhe e punës gjatë këtij viti do të jetë e fokusuar në anëtarësimin në Këshillin e Europës ku kemi bërë një progres të mirë deri tani. Presim hapa të tjerë të rëndësishëm me shpresën që anëtarësimi i plotë të jetë çështje muajsh dhe jo çështje vitesh”.
Ndërkaq, për aplikimin në Bashkimin Europian, Gërvalla se duhet të bëhet lobim edhe pse thotë si proces do të zgjasë siç ndodh edhe me vendet e tjera.
Ajo tha se përafrimi me NATO-n mbetet prioritet kryesor.
“Kosova duhet të investojë shumë për një anëtarësim në NATO, por duhet kryer hapat paraprakë që janë të nevojshëm. Në takime e vëmë në pah rëndësinë që ka për paqen dhe stabilitetin në rajon”.