×
  • Lajme
  • Lajme

    Institucioni shëndetësor në Babimoc me logo të Serbisë

    Reporteri
    03 Gusht 2019 | 9:55

    Dy institucione shëndetësore në Komunën e Obiliqit që udhëhiqen nga serbët vazhdojnë të mbajnë logo të Serbisë (ose asnjë shenjë identifikuese) dhe i referohen Kosovës me termin pezhorativ “Metohi”.


    Zyrtarët e kësaj komune janë shprehur të pafuqishëm për ta hequr logon në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Babimoc dhe për t’ia vendosur asaj dhe QMF-së në Plemetin logot e Republikës së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

    Për këtë çështje kanë reaguar edhe zyrtarët e Vetëvendosjes në këtë komunë. Koordinatori i Qendrës së kësaj partie në Obiliq, Sami Ahmeti, ka thënë se qe 20 vjet qeverisjet lokale nuk kanë guxuar që këto institucione t’i fusin në sistemin e Republikës së Kosovës.

    “Qendrat e mjekësisë familjare në Babimoc dhe Plemetin me buxhet të Kosovës, pa logo të Kosovës apo me logo të Serbisë! Njëzet vjet pas lufte qeverisja lokale e Kastriotit nuk guxoi që institucionet shëndetësore (por edhe ato arsimore) që paguhen me paratë e taksapaguesve tonë t’i fusë në sistemin e Republikës së Kosovës. Në Babimoc Qendra e Mjeksisë Familjare punon nën logon e Serbisë dhe shqiptarët aty nuk marrin asnjë shërbim!”, ka theksuar Sami Ahmeti.

    Ndërkohë për QMF-në në Plemetin ka thënë se nuk mban kurrfarë logoje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!