×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK e Fushë Kosovës nuk e do kryetar Isa Mustafën, preferon Vjosa Osmanin

    Reporteri
    03 Gusht 2019 | 10:15

    Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha ka thënë se pret që në Lidhjen Demokratike të Kosovës të ketë ndryshime.


    Si delegat i LDK-së në Fushë Kosovë, ai për Klan Kosovën ka pranuar se preferon Vjosa Osmanin, si kandidate për kryetare të LDK-së dhe jo Isa Mustafën.

    ”Pres që të ketë ndryshime dhe të vijë ta qeverisë LDK-në një forcë e re. Preferenca ime është që të jetë tek Vjosa, por nuk e di nëse do të jetë kandidate. Nuk e di a është e gatshme LDK apo jo, por ne jemi si komunë të gatshëm për ndryshimet, por të tjerët nuk e dijmë nëse janë”, tha Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!