×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama uron Milatoviqin për zgjedhjen President i Malit të Zi

    Reporteri
    07 Prill 2023 | 19:02
    Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka uruar Jakov Milatoviq, për pozitën e tij të re si president i Malit të Zi.

    Urimi i Ramës ishte që presidenti i ri malazez të kontribuojë për së miri në Mal të Zi, shtet ky me të cilin Shqipëria ka raporte që nga e kaluara.

    “Urime Presidentit të sapozgjedhur të Malit të Zi, Jakov Milatoviq dhe mbështetja domethënëse që ai mori nga zgjedhësit u ktheftë në sa më shumë mbarësi për vendin fqinj, me të cilin na lidh pazgjidhshmërisht e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja”, ka shkruar Rama në Twitter. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!