×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ngjarje e rëndë në Tiranë: 43-vjeçari vret kunatën dhe më pas veten

    Reporteri
    08 Prill 2023 | 8:16

    Një 43-vjeçar ka ekzekutuar me armë zjarrin kunatën (bashkëshorten e vëllait) dhe më pas dyshohet të ketë vrarë edhe veten.

    Polica thotë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozës, ndërsa kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e krimit të rëndë.

    Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e zjarrit.

    Njoftimi i Policisë:

    Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

    Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!