Kampionja olimpike, Nora Gjakova, në Podcast me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, foli për sfidat që i kanë karakterizuar në fillimet e tyre si xhudiste.
Gjakova tregoi se fillimisht kanë ushtruar pa e ditur se pse po e bëjnë këtë gjë, duke qenë se siç u shpreh ajo, në atë kohë, Kosova s’ka qenë e pranuar në asnjë organizatë sportive.
“Ka qenë shumë vështirë në fillim, sidomos për neve që kemi qenë të parat, unë dhe Majlinda, ndoshta kemi ushtuar pa e ditë hapin e radhës, kemi ushtruar pa e ditë për çka po ushtrojmë, Kosova në atë kohë nuk ka qenë e pranuar në asnjë lloj organizate sportive, nuk i kemi ëndërruar garat e tilla të mëdha si kampionate evropiane, botërore, sidomos lojërat olimpike”, tha ajo.
Tutje, Gjakova u shpreh se kishte filluar të ëndërronte për Lojëra Olimpike, vetëm pasi Majlinda e fitoi medaljen e artë.
“Unë am filluar të ëndërrojë për lojëra olimpike pasi Majlinda e ka fitu medaljen e artë, deri atëherë kam ushtruar pa ndonjë arsye, kam besuar në trajnerin, në punën që po e bën, kam bërë punën që më është dashur në stërvitje, për çka kam shkuar dhe kështu kam vazhduar për një kohë të gjatë”, u shpreh tutje ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.