Migena Sinani, e cila mbeti e vrarë mëngjesin e sotëm pasi u qëllua me armë zjarri nga kunati me armë zjarri është nënë e dy fëmijëve të mitur.
Fqinjët e familjes Sinani në një deklaratë jashtë kamerave, kanë thënë se në momentin kur është qëlluar nga kuanati, 37-vjeçarja ka qenë duke fjetur në shtrat me vajzën 2 vjeçe.
Sipas fqinjëve Migena ishte e papunë dhe Erjoni (bashkëshorti), kujdeseshin për 2 fëmijët e mitur por edhe për 2 prindërit e sëmurë.
Ndërkohë autori Rolandi kishte muaj që trajtohej për shkak se vuante nga depresioni.
Sipas dëshmive familja nuk ka pasur konflikte në familje dhe se autori nuk ishte person problematik.
“Nusja flinte në krevat me vajzën 2 vjeçe e cila ka qenë dëshmitare në ngjarje, djalin tjetër 4 vjeç e kishte lënë prej disa ditësh tek dajat e tij”- thonë ata.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.