×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Veselit ofendon “Brezin e Republikës”

    Reporteri
    03 Gusht 2019 | 13:17

    Këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi, i ka quajtur viktima të rinjtë e LDK’së që s’e thanë asnjë fjalë për rizgjedhjen e Isa Mustafës në krye të LDK’së.


    Ai ka thënë se “Brezi i Republikës” është viktime e mendjelehtësisë së tyre. Ka thënë se Isa Mustafa është qe 40 vjet në skenën politike dhe i mësuar me intriga.

    “Të rinjtë shpesh janë viktima të mendjelehtësisë së tyre! Si kjo “gjenerata e republikës” e LDK-së, siç po e quajnë veten me këtë emër të pakuptimtë. Ua ka marrë mendja se munden lehtë t’ia marrin partinë Isa Mustafës, duke harruar faktin se ai tash e 40 vjet u mbijeton intrigave dhe dramave politike të vendit dhe rajonit”, ka shkruar Latifi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!