Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit, i dërguari i posaçëm i SHBA-ve do të vizitojë Tiranën.
Gabriel Escobar do të qëndrojë në Tiranë në datat 11 deri në 13 prill me një axhendë të ngjeshur.
Mësohet se fillimisht do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Bajram Begaj ndërsa nga opozita do të takohet me përfaqësues të partisë demokratike zyrtare, Enkelejd Alibeajn, si kryetar të komanduar.
Ashtu siç edhe pritet, me kreun e rithemelimit, Sali Berishën të cilin ShBA e ka shpallur non grata, nuk do të ketë asnjë takim. Hera e fundit që Escobar vizitoi Tiranën ishte në prillin e vitit të kaluar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.