Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, i cili në Kuvendin e LDK-së të mbajtur në vitin 2006, apo siç njihet ndryshe Kuvendi i Karrigeve, ishte njëri nga protagonistët e përleshjes.
Shumë vite më vonë, ai sot ishte pjesë e Kuvendit Zgjedhor, ku Isa Mustafa mori besimin ta udhëheqë partinë edhe për një mandat.
Geci përveç që i ka uruar rizgjedhjen kryetar të LDK-së, Isa Mustafës, ka lënë të kuptohet se Vjosa Osmani, do të jetë e kandidatura e këtij subjekti partiak për postin e kryeministres së vendit, njofton Klan Kosova.
“I urova zgjedhjen Isa Mustafës dhe i thash juve me shëndet të dobësuar dhe me një këmbë çka po ju bënë? Po, me pas shëndetin taman edhe Vjosës i urova kandidarurën për kryeministre. Tani gara e brendshme ka kaluar, jemi para garës me kundërshtarët politik dhe do ti mposhtim. Zgjedhja e vëllaut tonë Fadil Gecit anëtarë i Këshillit të Përgjithëm të LDK -së jep me kuptua se familja jonë është bosht kurrizor i LDK-së!”, ka shkruar Geci në Facebook, ku ka postuar disa fotografi me bashkëpartiakët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.