Shefi i Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela ka thënë se Serbia nuk po u lejon vizitën e familjarëve, qytetarëve të Kosovës.
Sipas shefit të Kabinetit të Presidencës, Serbia po vepron kështu me pretekstin se nuk njohin letërnjoftimet e Kosovës.
“Institucionet e Serbisë po ua mohojnë në mënyrë sistematike qasjen anëtarëve të familjeve të qytetarëve të Kosovës të mbajtur aktualisht në qendrat e paraburgimit në Serbi me pretekstin se ata nuk i njohin ID-të e Kosovës.”, shkruan Vela në Twitter, përcjell Reporteri.net
Vela thotë se ky është një shkelje e marrëveshjeve të Brukselit dhe e të drejtave themelore të njeriut nga regjimi i Vuçiqit.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese vitin e kaluar në kuadër të dialogut ku Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet kosovare, me këtë rast duke u hequr pengesat për lëvizje të lirë./Reporteri.net./
Postimi i plotë:
Serbia’s institutions are systematically denying access of family members to Kosovo citizens currently detained in detention centers in Serbia with a pretext that they don’t recognize ?? IDs.
This is a violation of Brussels agreements & the basic human rights by Vučić’s regime.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 10, 2023