×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja Osmani udhëton drejt Kalabrisë në Itali, e presin disa aktivitete me komunitetin e arbëreshëve

    Reporteri
    10 Prill 2023 | 19:47
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Fotografi nga arkivi.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Kalabri të Italisë, me ftesë të komunitetit të arbëreshëve të këtij rajoni.

    Sipas njoftimit të Presidencës, Osmanit do t’i ndahet çmimi “Gjergj Kastrioti”, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Ajo pritet të zhvillojë edhe disa takime të ndara.

    “Gjatë qëndrimit në Kalabri, Presidentja Osmani do të ketë takime të ndara me kryetarin e Rajonit të Kalabrisë, në Katanzaro, me kryetaren e Provincës së Kozencës, si dhe me kryetarët e komunave arbëreshë të këtij rajoni, me të cilët do të diskutojë mbi mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit të vendit tonë me komunat arbëreshe të këtij rajonit”, bën të ditur komunikata.

    “Presidentja Osmani do ta ketë edhe një bashkëbisedim me studentët dhe mësimdhënësit e Universitetit të Kalabrisë”.

    Gjatë kësaj vizite, Presidentja Osmani do t’i parashtrojë edhe disa mundësi bashkëpunimi me komunitetin arbëresh.

    “Mbledhja e traditës gojore arbëreshe, si dhe regjistrimi i pasurisë gjuhësore, si pjesë e ruajtjes së identitetit të tyre, do të jenë në qendër të vëmendjes së vizitës së Presidentes Osmani”, thuhet në komunikatë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!