Kryetari i shkarkuar i degës së PDK-së në Gjilan, Qemajl Mustafa i ka komentuar zgjedhjet e sotme në LDK.
Në reagimi ne tij thuhet se këto zgjedhje, janë provincialiste dhe me kundërmim moçali.
“Ujërat që rrijnë, në gjuhën shqipe quhen moçale. E moçalet kundërmojnë përherë. Mënyra se si janë zhvilluar zgjedhjet në LDK nuk është dëm vetëm për të. Dëmi më i madh me këtë rast i është bërë shoqërisë së Kosovës”, ka shkruar Mustafa.
Ai ka thënë se gjenerata e re e LDK-së është shuar për interesa të një strukture që sipas Mustafës i ka bërë dallavere edhe Ibrahim Rugovës.
“Siç po e shohim, zërat dhe ambiciet e gjeneratës së re në LDK janë shuar në tërësi. Krejtë kjo në emër të një kauze të shpifur – në emër të unitetit të partisë. E në fakt, e vetmja kauzë e vërtetë është mbajtja e pushtetit nga pleqtë e LDK. Nga pleqtë jo me moshë po me mentalitet. Është kjo ajo struktura që i ka bë krejtë dolloveret edhe para se me u themelue LDK si lëvizje me 1989, edhe gjatë kohës së liderit historik Ibrahim Rugoves po sidomos pas vddkjes së tij e duke u thirrur përherë dhe zëshëm në emrin e tij”, ka shkruar Mustafa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.