×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova blen rezidencë të re 7.4 milionë euro për selinë e ambasadës në Londër

    Reporteri
    10 Prill 2023 | 20:14
    Rezidenca ku do të zhvendoset Ambasada e Kosovës në Londër, dikur pronë e komedianit Spike Milligan

    Kosova po e zhvendos ambasadën e saj në Londër në një rezidencë prej 6.5 milionë funtesh në Hyde Park, dikur në pronësi të komedianit Spike Milligan.

    Siç bën të ditur “The Telegraph”, marrëveshjen për blerjen e kësaj rezidenceje e ka marrë përsipër ambasadori i vendit, Ilir Kapiti, me organizim të Beauchamp Estates, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Rezidenca, e cila është ndërtuar në vitet 1890, është e ndërtuar nga një sërë dhomash të mëdha në katin përdhesë dhe të parë, tavane dhe dritare të larta dhe ndodhet në një nga zonat më të kërkuara të ambasadave.

    Stafi i ambasadës kosovare synon të zhvendoset në ndërtesë pasi të përfundojë puna e rinovimit.

    Ambasada e Kosovës aktualisht ndodhet në rrugën John në Holborn. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!